Super-makina e Renault-it është quajtur vetura më e bukur konceptuale e vitit, ja se si duket ajo (Foto)

Automjeti super-elektrik i Renault-it, i quajtur Trezor, u votua kohët e fundit si koncepti më i bukur në konkursin e Elegancës Villa d'Este, një konkurs prestigjioz për veturat klasike të organizuara çdo vit në brigjet e liqenit tq Comos në Itali, transmeton lajmi.net.

Auto & Tek

05/06/2017 14:43

Ngjarja, e cila u zhvillua më 26 maj deri më 28 maj, bëri tërheqjen e disa makinave më prestigjioze në botë. Trezor fitoi vendin më të lartë për diazjnin më të mirë në kategorinë e prototipit dhe konceptit.

Trezor, i cili fillimisht u zbulua në shtator në Paris Motor Shoë, është thjesht një mjet koncept për tani. Megjithatë, kompania tha se do të frymëzojë elementët e projektimit në automjetet e ardhshme Renault.

Ja një vështrim më i afërt i kësaj super-makine mbresëlënëse: