Sulmuesi i Arsenalit transferohet në Serie A?

Joel Campbell duket se më në fund do të nënshkruaj një kontratë e cila do ta mbaj larg huazimeve.

Sport

15/08/2018 17:23

Sulmuesi i Arsenal, Joel Campbell flitet se do të largohet nga skuadra londineze, për të nënshkruar një kontratë 3 vjecare me skuadrën italiane, Frosinone Calcio.

Karriera e Joel nuk shkoi aq mirë me skuadrën angleze, ku shumicën e kohës e kaloi në huazime.

Ardhja ne krye e trajnerit Emery duket se ishte nokauti i fundit per Joel Campbell. Emery tha për mediat se 3 lojtarë do të largohën nga skuadra; Carl Jenkinson, David Ospina dhe Joel Campbell

Sulmuesi i Costa Ricas pritet të nënshkruaj me Frosinone para të Premtës. Campbell ka përvojë edhe në garat e Ligës së Kampionëve dhe pritët te ketë impakt të madh në skuadrën e re.

Frosinone pritët ta ketë shumë te vështirë ndaj skuadrave të Serie A dhe mbijetesa ne ligë do të jetë synimi kryesorë i tyre.