Suarez rikthen buzëqeshjen

Luis Suarez qau si fëmijë pas barazimit me Crystal Palacen të hënën mbrëma. Por, sulmuesi i Liverpoolit ishte mjaft i buzëqeshur gjatë stërvitjes së sotme të Reds në Melwood.

Sport

08/05/2014 19:13

Luis Suarez ishte më i hareshëm gjatë stërvitjes së sotme të Liverpoolit pas lotëve që derdhi në përfundim të barazimit 3:3 me Crystal Palacen, më herët gjatë kësaj jave.

Ylli uruguaian u duk më pozitiv dhe bëri shaka me bashkëlojtarët e tij më Melwood ku Reds janë duke u përgatitur për ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë kundër Newcastles, në Anfield.

Steven Gerrard u duk më pak i hareshëm, pasi Manchester United është ngjitur mbi ta, dhe ka dy pikë epërsi, para xhiros së fundit, duke shuar ëndrrën e Reds për t’u shpallur kampion.

Suarez u desh të ngushëllohej nga kapiteni i Liverpoolit të hënën mbrëma pasi Liverpool shpërdoroi avantazhin prej 3:0 në 11 minutat e fundit të ndeshjes, dhe zbehu shanset për të fituar titullin në ligë, për herë të parë pas 24 vjetësh.

Liverpool duhet të fitojë dhe të shpresojë se West Ham mposht Cityn në Etihad Stadium të dielën, për të rrëmbyer titullin në Premierligë dhe të parandalojë skuadrën e Manuel Pellegrinit nga triumfi i dytë në ligë në tri edicionet e fundit.