Suarez rikthehet në Liverpool

Luis Suarez është rikthyer në Liverpool për t’i marrë disa gjëra të tij. Dhe, atje ka takuar kapitenin e Reds, Steven Gerrard të cilit ia dhuroi një fanellë të tij nga Barcelona.

Sport

01/09/2014 14:31

Luis Suarez është rikthyer në qendrën stërvitore të Liverpoolit në Melëood të hënën për t’i marrë disa gjëra të tij para se të vazhdojë jetën në Barcelonë.

Dhe, në Instagram, kapiten i Reds, Steven Gerrard ka bërë të ditur se Suarez i ka sjell dhuratë një fanellë të tij nga gjiganti katalan.

“Ai është kthyer dhe atë me dhurata. Emocionuese t’i themi lamtumirë njeriut kryesor, urimet më të mira për një futbollist fenomenal”, ka shkruar Gerrard në Instagram.