Suarez në shitje

Është në shitje, nuk është në shitje. Këto kanë qenë njoftimet e vazhdueshme rreth të ardhmes së Luis Suarezit në Liverpool. Mirëpo, sipas Sunday Mirror klubi nga Anfield Road ka vendosur që përfundimisht të vlerësojë ofertat për yllin uruguaian gjatë afatit kalimtar të janarit. Suarez gjatë verës mori ofertë nga Arsenali derisa u kërkua edhe…

Sport

13/10/2013 11:00

Është në shitje, nuk është në shitje. Këto kanë qenë njoftimet e vazhdueshme rreth të ardhmes së Luis Suarezit në Liverpool.

Mirëpo, sipas Sunday Mirror klubi nga Anfield Road ka vendosur që përfundimisht të vlerësojë ofertat për yllin uruguaian gjatë afatit kalimtar të janarit. Suarez gjatë verës mori ofertë nga Arsenali derisa u kërkua edhe nga Real Madrid.

Mirëpo, Liverpool refuzoi interesimin e tyre duke insistuar në qëndrimin e Suarezit edhe pse ai ishte i suspenduar për dhjetë ndeshje pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic.

Ai është rikthyer nga suspendimi dhe ka filluar të realizojë gola për Liverpoolin, mirëpo burime të afërta me klubin i kanë thënë Sunday Mirror se në janar pritet një tjetër ‘betejë e nxehtë’ që mund të përcillet me largimin e tij përfundimtar nga Anfield Road.