Suarez është afër Messit e Ronaldos

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se Luis Suarez është pothuajse në nivel të Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, si njëri prej futbollistët më të mirë në botë. Uruguaiani shënoi 25 gola, ndërsa ka dhuruar 11 asista këtë sezon. Ai e luajti një rol të rëndësishëm ndaj Southamptonit, në fitoren 3:0, ndërsa Gerrard ka mbetur…

Sport

03/03/2014 14:45

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se Luis Suarez është pothuajse në nivel të Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, si njëri prej futbollistët më të mirë në botë.

Uruguaiani shënoi 25 gola, ndërsa ka dhuruar 11 asista këtë sezon. Ai e luajti një rol të rëndësishëm ndaj Southamptonit, në fitoren 3:0, ndërsa Gerrard ka mbetur i impresionuar me ato që po i tregon ish futbollisti i Ajaxit këtë sezon.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë. Jemi të nderuar që në këtë vend kemi shumë golashënues dhe sulmues të spikatur, por për mua, ai është më i miri”, deklaroi fillimisht futbollisti anglez.

“E kam thënë shumë herë, tek ai e shoh Messin dhe Ronaldon. Këtë dy janë lojtarë të klasit botëror, por prapa tyre, menjëherë gjenden Ibrahimovic dhe Suarez”, vazhdoi Gerrard.

“Ai është fitues, është ‘vrasës’ dhe jemi me fat që e kemi”, ka përfunduar përfaqësuesi anglez.