Suarez: Do të luaj në Botëror

Sulmuesi Luis Suarez ka deklaruar se do të rikuperohet me kohë për të luajtur për Uruguain në Kampionatin botëror në Brazil. Ai dëshiron t’i ndihmojë bashkëlojtarëve të tij.

Sport

23/05/2014 00:56

Luis Suarez shpreson se do të rikuperohet për të luajtur në Kampionatin botëror, pas nënshtrimit të operacionit në gjurin e tij.

Krerët e Federatës së Futbollit të Uruguait kanë njoftuar se ylli i Liverpoolit pësoi lëndimin në xhiron e fundit të Premierligës kundër Newcastles.

27-vjeçari frikësoi shtetin e tij kur u dërgua në spital për t’u operuar.

Edhe pse është ende e paqartë nëse ai do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e parë të Uruguait në Grupin D kundër Kosta Rikës më 14 qershor në Estadio Castelao, Suarez është i bindur se do të rikuperohet me kohë.

“Ju faleminderit për përkrahje”, deklaroi Suarez për La Ovacion, në vendlindjen e tij në Uruguai.

“Do të punoj qetë shumë fort në ditët e ardhshme për të qenë 100 përqind dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarëve të mi”, u shpreh ai.

Lajmi vjen si gëzim për shtetin nga Amerika e Jugut që u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut, katër vjet më parë.