Sturridge huazohet te skuadra e njohur e Premierligës

Sipas "The Times", Sturridge është pranë huazimit te Newcastle.

Sport

29/01/2018 15:26

Daniel Sturridge do të largohet nga Liverpool.

Anglezi kërkon një skuadër të re, ku mund të luajë më shumë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “The Times”, Sturridge është pranë huazimit te Newcastle.

Paga e tij te skuadra e re do të jetë 120 mijë funte në javë.

Ndërkohë, “Laraskat” do të paguajnë 1.5 milionë funte për huazimin deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/