Strakosha nënshkruan me klubin e njohur evropian!

Thomas Strakosha është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij.

Merkato

19/01/2017 15:34

Thomas Strakosha ka bindur me paraqitjet e tij me Lazion, që ka ngulmuar për të rinovuar sa më shpejt kontratën me portierin shqiptar.

Bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe tanimë është arritur edhe akordi për të nënshkruar deri në vitin 2022.

Tashmë ka ngelur të hidhet vetëm firma, që Strakosha të mbetet i Lazios për pesë vite radhazi, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar detajet e kontratës. Mendohet se bardhekaltrit i kanë ofruar 500 mijë euro në sezon.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6