Stoichkov ka një propozim qesharak për gjyqtarin Aytekin (FOTO)

Hristo Stoichkov ka thënë se gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin, duhet ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Sport

11/03/2017 10:59

Ish sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov ka një propozim interesant, por edhe mjaft qesharak.

Ai ka thënë se gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin, duhet ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Aytekin u akuzua se favorizoi Barcelonën me vendimet e tij në duelin ndaj Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Por, Stoichkov ka vetëm lëvdata për të.

“Arbitri ishte i përsosur. Është vërejtur se e njeh futbollin. Jo, seriozisht, ka dy penallti që nuk ka akorduar, nga një për çdo ekip. Ai duhet ta drejtoj finalen”, ka deklaruar ai për Partidazo de la Cope. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6