Sterling u vë faj medieve për racizmin ndaj lojtarëve

Ylli  i Manchester City, Raheem Sterling ka bërë thirrje tek mediet e Britanisë së Madhe që të rikonsiderojnë mbulimin e lojtarëve të rinj me ngjyrë, dhe t’i ndihmojë ata ta luftojnë racizmin në futboll.

Sport

09/12/2018 14:47

24 vjeçari i City ka qenë vetë cak i sulmeve raciste, e kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit të Manchester City kundër Chelsea.

Pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në “Stamford Bridge”, lojtari ka reaguar në rrjetin social, “Instagram”.

“Mirëmëngjesi. Vetëm dua të them se unë nuk jam nga ata që flasin shumë, por kur kam diçka për të vënë në pah, do ta them. Lidhur me ato që u dëgjuan në ndeshjen kundër Chelsea, siç e keni parë edhe nga reagimet e mia, unë vetëm do të qesh, sepse nuk pres më mirë” ka thënë fillimisht Sterling, transmeton lajmi.net.

“Shembull kemi dy lojtarë të rinj të cilët fillojnë karrierën e tyre në skuadrën e njëjtë. Të dy kanë bërë gjën e duhur duke blerë nga një shtëpi për nënat e tyre të cilat i kanë rritur ata dhe i kanë ndihmuar të arrijnë ku janë sot. Por, shikoni se  si gazetat e shpërndajnë lajmin për lojtarët e rinj me ngjyrë dhe për lojtarët e bardhë. Mendoj se është e papranueshme” ka shkruar tutje Sterling.

“Për të gjitha gazetat që nuk e kuptojnë pse disa janë racistë, i ftoj të kenë një mendim të dytë para se të publikojnë lajmet dhe t’i barazojnë të gjithë lojtarët” ka thënë ndër të tjerash Sterling.

Ishin të habitshme sulmet raciste në “Stamford Bridge” pasi Chelsea njihet si një skuadër që lufton racizmin, madje ata kanë fituar edhe disa çmime për këtë gjë. /Lajmi.net/