Statistikat katastrofale të Wengerit kundër Mourinhos

Statistikat e përballjeve ndërmjet Wengerit dhe Jose Mourinhos tregojnë shifra të tmerrshme për trajnerin e Arsenalit, i cili nuk ka fituar asnjë përballje ndaj trajnerit portugez.

Sport

05/10/2014 18:41

Arsene Wenger ka zhvilluar gjithësej 12 loja kundër trajnerit aktual të Chelseas, Jose Mourinhos.

Nga këto 12 loja të zhvilluara, Wenger ka arritur të barazojë pesë herë dhe të humbasë në shtatë ndeshje tjera, duke mos arritur të fitojë asnjërën nga ato.

Skuadra e Wengerit kundër Mourinhos ka arritur të shënojë vetëm gjashtë gola ndërsa ka pranuar 21 të tilla.

Në ndeshjen e sotme kundër Chelseas, Arsenali nuk ka arritur të bëj asnjë goditje të vetme në portën e skuadrës së Chelseas.

Statistikat e Wengerit kundër Mourinhos:

Ndeshje të luajtura: 12
Fitore: 0
Barazime: 5
Humbje: 7

Gola të pranuara: 21
Gola të shënuara: 6

Për më shumë, Arsenali ka dështuar të shënoj së paku një gol në ndeshjet kundër Chelseas për plotë 392 minuta (6 orë e 32 minuta).