Statistikat: Giroud sulmuesi më i mirë në Premier Ligë

Olivier Giroud është futbollisti me minutazhën më të mirë për gol në Premier Ligë.

Sport

01/11/2015 11:33

Sulmuesi i Arsenalit Olivier Giroud, është lojtari me minutazhën më të mirë për gol në Premier Ligën Angleze.

Giroud ka realizuar gol çdo 88 minuta për skuadrën e Arsenalit, transmeton Goal.

Francezi gjithashtu ka realizuar 15 gola me kokë që prej transferimit në Angli në vitin 2012.

Ai i ka shënuar 6 gola këtë edicion dhe është shndërruar në njërin nga lojtarët kyq të Arsenal.