Statistika: Austri – Shqipëri, kjo gjë ndodh pas 11 vitesh

Shqipëria pësoi dy gola brenda 13 minutave të para nga Austria, ndërsa një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur qe 11 vite.

Sport

27/03/2016 11:10

Hera e fundit kur Shqipëria ka pësuar dy gola aq të shpejtë si ndaj Austrisë ishte ndeshja ndaj Turqisë në vitin 2005.

Ne ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror ndaj Turqisë në transfertë, Kuqezinjtë u mundën 2-0 me të dy golat të pësuar brenda 5 minutave të para.

Atesh me penallti në të 3-ën dhe Bashturk në të 5-ën ndëshkuan kuqezinjtë, shkruan Panorama Sport.