Sport – Page 1624 – Lajmi.net

Aktuale

Komedi dhe teatër

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe anëtari i Real Madridit, Alvaro Arbeloa janë përfshirë në një përplasje pas fitores mes polemikave të gjigantit madrilen ndaj Elches të mërkurën mbrëma. Mysafirët arritën të fitojnë duelin me rezultat të ngushtë 2-1, por vetëm falë një penalltie të diskutueshme që iu akordua në favor në minutat e fundit […]...

26 September, 2013Lexo më shumë

Ronaldo shpëton Realin

Cristiano Ronaldo u bë edhe njëherë hero i Real Madridit duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 2-1 në udhëtim te Elche, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në La Ligë. Në ndeshjen me përfundim dramatik, gjiganti madrilen mori pikët e plota, vetëm pas heroizmit të yllit portugez në minutat e fundit të […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Arsenali fiton me penallti

Arsenali u kualifikua për në rrethin e katërt të Capital One Cup ku do të ndeshet me Chelsean, pas fitores me penallti në udhëtim te West Bromwich Albion. Gabimet nga Craig Dawson dhe Morgan Amalfitano e kthyen duelin në favor të Arsenalit, pasi mbrojtësi Nacho Monreal shënoi penalltinë vendimtare. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger kishte […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Komandon Roma, ndalet Napoli

Roma është skuadra e vetme me bilanc pozitiv pas pesë xhirosh në Serie A. Skuadra nga kryeqyteti italian fitoi edhe në udhëtim te Sampdoria me rezultat 2-0 duke u shkëputur si e vetme në krye të tabelës, pas barazimit befasues të Napolit me Sassuolon, 1-1. Mehdi Benatia dhe Gervinho shënuan në pjesën e dytë për […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Man Utd eliminon Liverpoolin

Luis Suarez nuk arriti ta shpëtojë Liverpoolin në rikthimin e tij nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pasi sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez shënoi golin e fitores 1-0 në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup. Hernandez realizoi pas kornerit të Wayne Rooneyt, vetëm 39 sekonda pas fillimit të pjesës së […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Bayern, lehtë në Kupë

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në kuadër të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur si nikoqir Hannoverin me rezultat të thellë 4-1. Skuadra e Pep Guardiolës konfirmoi formën e mirë duke shënuar fitore të radhës. Thomas Muller e kaloi Bayernin në epërsi duke shënuar në minutën e 17-të. Kurse, dhjetë minuta më vonë Claudio […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Benzema, i pamjaftueshëm

Selektori i Francës, Didier Deschamps i ka bërë thirrje sulmuesit Karim Benzema të përmirësojë lojën e tij dhe t’i jap fund serisë së paraqitjeve të zbehta për Trekolorët. 25-vjeçari ka shënuar vetëm tri gola në 28 paraqitjet e fundit për Francën, kurse është duke u vërshëllyer vazhdimisht nga tifozët e Real Madridit në Santiago Bernabeu. […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

‘Luftëtarët’ e Chelseas

Fernando Torres ka thënë se ekipi i Chelseas duhet të mbajë nivelin e lartë të paraqitjeve për të mbetur në planet e Jose Mourinhos. Sulmuesi zhvilloi 90 minuta për herë të parë këtë stinor në fitoren 2-0 kundër Sëindon Toën në Capital One Cup të martën, ku realizoi golin e parë dhe asistoi në të […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Ronaldo lavdëron Ronaldon

Ish ylli i Real Madridit dhe Kombëtares braziliane, Ronaldo ka thënë se Cristiano Ronaldo është bërë “futbollist i kompletuar” pas transferimit të tij në Santiago Bernabeu. 28-vjeçari ka shënuar 208 gola në 205 paraqitje për Los Blancos pas ardhjes në klub nga Manchester United më 2009 për 94 milionë euro. Emnaku i tij, tre herë […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Fenomeni Januzaj

Adnan Januzaj ka potencial të bëhet fenomen dhe me paraqitjet e para për Manchester Unitedin ka dëshmuar kualitetet e tij. Kështu mendon ish ylli i Belgjikës gjatë periudhës 1980-90, Marc Degryse. Ai ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit, i cili nga ky stinor është anëtar i ekipit të parë të gjigantit nga Old Trafford. […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Cavani, kush?

Pas largimit të Edinson Cavanit, shumëkush mendoi se Napoli do ta ketë shumë të vështirë të zëvendësojë futbollistin i cili ka qenë burimi kryesor i golave për ekipin nga San Paolo. Mirëpo, klubi në vend të tij solli Gonzalo Higuainin nga Real Madrid, transferim me vlerë prej 37 milionë eurosh, plus bonuset. Dhe në bazë […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Bolt ‘shpejton’ Balen

Usain Bolt beson se Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë, por rekordmeni në 100 metra thotë se mund ta bëjë yllin e ri të Real Madridit edhe më të shpejtë. Bale vrapoi në shpejtësi prej 40 kilometrash në orë gjatë barazimit mes Real Madridit dhe Villarrealit në debutimin e tij në La […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Shansi i fundit për Suarezin

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler ka paralajmëruar Luis Suarezin se ka shansin e fundit të dëshmohet se i kanë lënë incidentet pas tij. Ylli uruguaian pritet të luajë për herë të parë për Liverpoolin pas shërbimit të suspendimit prej dhjetë ndeshjesh moslojë pasi kafshoi mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic. 26-vjeçari ka realizuar 51 gola në […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Top 10 aksionet e Eurobasketit

Eurobasketi në Slloveni zgjati 19 ditë. Kemi kampionin e ri, Francën, basketbollistin më të mirë, Tony Parker, kurse tani janë publikuar edhe aksionet më të bukura. FIBA ka përzgjedhur top 10 aksionet, dhe duke marrë parasysh se është zhvilluar lojë e shkëlqyeshme, nuk pati punë aspak të lehtë, andaj u mori kohë deri të mërkurën. […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Bendtner, i pandalshëm?

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Nicklas Bendtner mund të jetë i “pandalshëm” para rikthimit të tij në ekipin e parë. Sulmuesi danez pritet të luajë sonte në duelin kundër WBA-së në Capital One Cup, dhe sipas Wengerit mund të ketë ndikim këtë stinor. 25-vjeçari nuk është paraqitur në formacionin bazë të Arsenalit për […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Messi-Martino, s’ka problem

Lionel Messi ka insistuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino pas zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Real Sociedadit të martën. Golat nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra e udhëhoqën gjigantin katalan drejt fitores së gjashtë pas po aq xhirosh në La Ligë, duke mundur 4-1 Real Sociedadin. […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Dhuratë speciale

Jose Mourinho vendosi t’u bëjë dhuratë futbollistëve të tij të Chelseas para duelit më Swindon Town në rrethin e tretë të Capital One Cup të martën. Pak para fillimit të ndeshjes, Special One i dhuroi rezervistëve të tij një televizor Samsung. Ekipi nga League One ia dhuroi televizorin Mourinhos pasi ndajnë sponsorin e njëjtë, por […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

‘Ndërhyrje’ e palejueshme

Nganjëherë Aston Villa vërtetë ka qenë e ‘zhveshur’ në fushë, e sidomos në mbrojtje. Një shembull i ri erdhi të martën mbrëma kur ata pësuan 4-0 nga Tottenham në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup. Por, një incident që ndodhi në fushë vërtetë solli një zhveshje. Derisa Nicklas Helenius ishte […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Ciao Gattuso

Presidenti i ‘pamëshirshëm’ i Palermos, Maurizio Zamparini ka shkarkuar Gennato Gattuson nga posti i trajnerit të skuadrës siciliane. Ish mesfushori italian e humbi detyrën pas vetëm gjashtë xhirosh në Serie B. Në vend të tij do të jetë Giuseppe Iachini, i cili si futbollist ishte pjesë e Palermos gjatë periudhës 1994-1994 (62 paraqitje, 1 gol). […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Ibrahimovic vazhdon në PSG

Paris Saint-Germain ka njoftuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar kontratën e tij me klubin për një tjetër vit, duke u lidhur me kampionin e Ligue 1 deri më 2016. Suedezi iu bashkua PSG-së në fillim të stinorit 2012-13 në kontratë trevjeçare dhe realizoi më së tepërmi gola duke ndihmuar ekipin e drejtuar nga Carlo […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Lewandowski ‘bavarez’

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski ka njoftuar se do t’i bashkohet Bayern Munichut si futbollist i lirë në vitin 2014. 25-vjeçari spekulohej me transferim në Allianz Arena gjatë afatit kalimtar të verës por lëvizja iu mohua nga kryesia e Dortmundit, duke e detyruar të qëndrojë edhe për një stinor nën urdhrat e Jurgen Kloppit. […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Casillas nuk largohet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se do të jetë e “vështirë” që Iker Casillas të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Los Blancos kanë filluar sezonin e ri me Diego Lopezin si portier i parë, njësoj siç përfundoi stinori i shkuar nën drejtimin e Jose Mourinhos. Edhe trajneri […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Goli e gëzon Neymarin

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur i lumtur me golin e tij të parë në La Ligë në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedadit të martën. Gjiganti katalan kaloi në epërsi pas pesë minutash lojë falë shënimit të brazilianit, goli i tij i parë në Kampionatin spanjoll pas transferimit në Nou Camp gjatë afatit kalimtar të […]...

25 September, 2013Lexo më shumë

Atletico Madrid sikur Barcelona

Atletico Madrid po e përcjell hap pas hapi Barcelonën në kreun e tabelës në La Ligë. Skuadra madrilene mposhti Osasunën me rezultat 2-1 dhe njësoj sikurse gjiganti katalan, ka bilanc pozitiv pas gjashtë xhirosh në La Ligë. Diego Costa po vazhdon të e zëvendësojë me sukses Radamel Falcaon, i cili u largua nga klubi gjatë […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Chelsea fiton me Matan

Juan Mata u paraqit në formacionin bazë dhe i ndihmoi Chelseas të shënojë fitore 2-0 në udhëtim te Swindon Town në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë në Capital One Cup. Mesfushori spanjoll – futbollist në qendër të vëmendjes për përfundimin jashtë njëmbëdhjetëshes së parë të Jose Mourinhos këtë sezon – luajti nga minuta […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Barcelona perfekte

Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultat të thellë 4-1, për fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të edicionit të ri të La Ligës. Përforcimi i ri Neymar realizoi golin e tij të parë në Kampionatin spanjoll, kur kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e pestë. Kurse, vetëm tre minuta më vonë Lionel […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Risi në NBA

Sipas mediave amerikane, krerët e ligës më të fuqishme të basketbollit në botë, NBA, janë duke shqyrtuar mundësinë që nga edicioni i ri t’ua mundësojnë lojtarëve që në fanellat e tyre në vend të mbiemrit të mbajnë nofkat. Në rast të aprovimit të kësaj ideje, gjenerata aktuale do të ketë mundësi të bëjë atë që […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Rossi, gol çdo 94 minuta

Gati dy vjet qëndroi jashtë fushës për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme në ligamentet e gjurit. Tani është kthyer, dhe duket se e ka ndërmend të mos mungojë më, por të vazhdojë të bëjë atë që e ka bërë gjithmonë para se të ndalej në mënyrën e padëshiruar. Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi është një […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Ozil? Nuk mjafton

Pavarësisht shpenzimit të rreth 50 milionë eurosh për transferimin e Mesut Ozil, tifozët e Arsenalit i kanë bërë thirrje klubit të vazhdojë të investojë në afatet e ardhshme kalimtare. Mesfushori turk u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të gjigantit londinez kur erdhi në Emirates Stadium në ditën e fundit të afatit kalimtar të […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

1000 problemet e Lazios

Derbi është gjithmonë moment i kthesës. Në të kaluarën ka qenë pozitiv, por tani rrezikon të sjell bilanc negativ për Lazion e Vladimir Petkovicit. Disfata nga Roma të dielën me rezultat 2-0, pas triumfit ndaj saj më 26 maj në finalen e Kupës së Italisë dhemb më shumë se zakonisht. Dy debaklit nga Juventus në […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Lajm i keq për Man Utd’in

Robin van Persie do të mungojë në duelin mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolin në Capital One Cup të mërkurën, për shkak të një lëndimi, ka njoftuar menaxheri David Moyes. Sulmuesi pësoi një dëmtim në ijë para humbjes 4-1 nga Manchester City të dielën dhe nuk u paraqit në duelin në Etihad Stadium. Moyes konfirmoi se […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Çka ka Iniesta?

Andres Iniesta ka bërë një fillim të pazakontë të sezonit. Ai ende nuk është paraqitur në nivelin e tij. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në ekip, ai konsiderohet si futbollisti kryesor i Barcelonës, pas Lionel Messit, por ylli spanjoll duket disi i ngecur, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca. Nga pesë ndeshjet e deritashme […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Bale, gati për derbi

Gareth Bale nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen kundër Elches të mërkurën, por pritet të jetë në dispozicion të shtunën për derbin e qytetit kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu, ka njoftuar trajneri Carlo Ancelotti. Ylli uellsian, futbollisti më i shtrenjtë në botë pas kalimit në Real Madrid për 100 milionë euro […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Del Piero, dhuratë për martesë

Asnjë martesë nuk kompletuar pa fotografitë e dhëndrit me nusen, por një çift bëri edhe një hap më tepër në mënyrë që dita e tyre të jetë vërtetë e veçantë. Stefania dhe Alessandro Albini udhëtuan nga Italia për në Australi (15 mijë kilometra) në mënyrë që të bëjnë një fotografi me futbollistin e tyre më […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Balotelli, qetësohu

Kevin Prince-Boateng ka këshilluar ish bashkëlojtarin e tij nga Milan, Mario Balotelli, të jetë më i qetë gjatë ndeshjeve. Përforcimi i ri i Schalke 04 komentoi incidentin e së dielës gjatë së cilit ylli italian u ndëshkua me karton të kuq pas fjalosjes me gjyqtarin Luca Banti pas përfundimit të ndeshjes kundër Napolit në San […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

UEFA suspendon Kloppin

Federata evropiane e Futbollit (UEFA) ka suspenduar për një ndeshje trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp. Kujtojmë, Klopp u përjashtua gjatë duelit kundër Napolit në San Paolo ku skuadra e tij pësoi humbje 2-1. Trajnerin mysafir e hidhëroi situata në minutën e 29-të kur gjyqtari i katërt nuk lejoi rikthimin në lojë të mbrojtësit Neven […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Bilanci perfekt, Martino nën dyshim

Edhe pse futbollistët e Barcelonës në edicionin e ri të La Ligës kanë shënuar pesë fitore në pesë ndeshjet e para, opinioni i gjerë në Spanjë ka filluar të debatojë rreth asaj se skuadra nuk është më dominuese në posedimin e topit. Debatin e nxiti statistika e ndeshjes Rayo Vallecano-Barcelona në fundjavë ku vendasit kishin […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Koha e vazhdimeve

Ka ardhur koha për të biseduar rreth kontratave të reja në shtëpinë e Juventusit. Shumë futbollistë të ekipit kampion të Italisë, janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. Mesfushori Arturo Vidal thuhet se së shpejti do të vazhdojë qëndrimin e tij me Bianconerët, deri më 2018, pritet vetëm njoftimi. Njësoj edhe Paul Pogba, […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Bale kushtoi lirë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se klubi nga Santiago Bernabeu nuk e pagoi shtrenjtë blerjen e Gareth Bale nga Tottenham. Gjiganti spanjoll shpenzoi rekord 100 milionë euro për të blerë yllin uellsian nga klubi londinez. Por, Perez beson se Real nuk e bleu shtrenjtë Balen. “Bale erdhi në Madrid relativisht lirë”, deklaroi Perez […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Rikthimi i ‘Kanibalit’

Brendan Rodgers ka thënë se Luis Suarez mezi pret rikthimin në fushë për Liverpoolin pas pesë muajve të suspendimit për kafshimin ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic. Ylli uruguaian pritet të luajë përkrah partnerit në formë, Daniel Sturridge në duelin e Capital One Cup kundër Manchester United në Old Trafford të mërkurën, pasi nuk luajti […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Çështja Pirlo

Nuk ndodh shpesh, por sa herë që ndodh paraqet lajm. Andrea Pirlo të zëvendësohet për një vendim teknik nuk është diqka që mund ta shohim çdo javë. Prej kur erdhi në Juventus, kreatori i lojës pothuajse asnjëherë nuk është prekur nga ‘rrotullimi’ i formacionit. Mirëpo, të dielën në ndeshjen kundër Veronës, trajneri Antonio Conte vendosi […]...

24 September, 2013Lexo më shumë

Penalltia e jetës

Pepe Reina hyri në histori duke u bërë portieri i parë që priti një penallti të sulmuesit Mario Balotelli, kur ndali goditjen e italianit në fitoren e Napolit ndaj Milanit me rezultat 2-1 në San Siro të dielën. Portieri spanjoll ndali Balotellin në tentimin e tij të 22-të nga pika e bardhë, të gjitha të […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Efekti Guardiola

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Mandzukic ka lavdëruar trajnerin Pep Guardiola për punën e tij të deritashme pas angazhimit në detyrë gjatë verës në vend të Juup Heynckesit. Gjiganti bavarez dominoi Schalken 4-0 të shtunën, pas fitores 3-0 ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve dhe ylli kroat beson se rezultatet janë meritë e punës […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2