Sport – Page 1261 – Lajmi.net

Aktuale

Adios Real

Xabi Alonso do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka besim tek reprezentuesi spanjoll, pas dyshimeve rreth gjendjes së tij fizike. Alonso aktualisht është i lënduar por prezenca e tij në skuadrën Los Blancos do të jetë gjithnjë e më […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Buffon rezervist, në portë Storari

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka befasuar duke njoftuar se Gianluigi Buffon nuk do të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Në vend të tij do të luajë Marco Storari. “Storari do të jetë titullar. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Balotelli nervozon El Shaarawyn

Nëse keni ndonjë ‘problem’ me flokët, Mario Balotelli është i gatshëm të ju ndihmojë. Milan ishte duke bërë fotografitë zyrtare për sezonin e ri kurse sulmuesi italian nuk mundi t’i rezistojë ngacmimit të disa bashkëlojtarëve të tij. Së pari ai ia preku flokët Stephan El-Shaarawyt, i cili njihet si futbollist me frizurë të pazakonshme, dhe […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ata erdhën e shkuan, Zabaleta mbeti në Man City

‘Gjithmonë mundohuni të jeni vetvetja, por nëse nuk mund të jeni vetvetja, atëherë bëhuni Pablo Zabaleta”, shkruante në një transparent të një tifozi në Etihad Stadium gjatë një ndeshje të Manchester Cityt. Klubi i pasur nga Premierliga me kalimin e vjetëve ka transferuar yje të shumtë përfshirë Mario Balotellin, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor, e Robinho, […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ronaldo-Bale, më mirë se Messi-Neymar

Ish mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez ‘Guti’, beson se transferimi i Gareth Bale në Santiago Bernabeu bëri që gjiganti madrilen të krijojë dyshen sulmuese më të mirë në ligë. Ai beson se uellsiani së bashku me Cristiano Ronaldon janë më të mirë se dy sulmuesit kryesorë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar. “Nuk […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ndërroi numri, ndërroi fati

I liruar nga barra e parashikimeve që sjell fanella me numrin 7 e Manchester Unitedit, Antonio Valencia realizoi një gol të bukur këtë javë që ka zgjuar menaxherin David Moyes t’i bëjë thirrje të shënojë edhe të tjerë. Mesfushori ekuadorian mori fanellën me numrin 7 të bartur më parë nga yje të Unitedit si George […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Përgjigja e Mourinhos

Jose Mourinho iu përgjigj kritikave pas humbjes së befasishme të Chelseas në shtëpi nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën duke thënë se ata mbeten një prej konkurrentëve kryesor për titull në Angli dhe Evropë. Gjiganti londinez pësoi disfatë nga kampioni i Zvicrës 2-1 në Stamford Bridge, por sipas Mourinhos, kjo ishte vetëm një […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Dueli i vëllezërve Boateng

Dy ekipet e suksesshme të Gjermanisë nga Liga e Kampionëve takohen mes vete në përballjen kryesore të xhiros së gjashtë në Bundesligë. Schalke, që mposhti Steaua Bukureshtin 3-0 të mërkurën mbrëma, pret Bayern Munichun, që triumfoi me po të njëjtin rezultat kundër CSKA Moskës të martën, në duelin interesant në ‘Arena AufSchalke’. Schalke ka fituar […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Isco, më i mirë se Zidane

Përforcimi i ri i Real Madridit, Isco e ka filluar furishëm karrierën e tij me gjigantin spanjoll, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Malaga, për rreth 30 milionë euro. Ylli spanjoll menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti dhe me paraqitjet e para ka tejkaluar ish yjet […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Santiago Bernabeu me ‘klimë’

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur planet për renovimin e stadiumit Santiago Bernabeu, që do të përfshijë ndërtimin e një çatie lëvizëse dhe instalimin e sistemit të kondicionerëve të ajrit. Çmimi i renovimit pritet të jetë rreth 300-400 milionë euro. Stadiumi me kapacitet prej 85 mijë ulësesh, është një prej arenave […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Barça e frikëson Celticun

Neil Lennon ka pranuar se është i brengosur para vizitës së Barcelonës në Celtic Park muajin e ardhshëm në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, pas fitores së gjigantit katalan ndaj Ajaxit 4-0 në mesjavë. Derisa Celtic humbi 2-0 nga Milan në San Siro, Lionel Messi realizoi het-trik kundër ekipit holandez për të […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Kandidatët për Euro 2020

Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka bërë të ditur emrat e shteteve që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të qenë nikoqirë të ndeshjeve të Euro 2020. Gara do të zhvillohet për herë të parë anembanë kontinentit dhe UEFA ka njoftuar se 39 qytete nga 32 shtete kanë shprehur interesim për të organizuar ndeshjet e […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Totti-Roma, përgjithmonë së bashku

Francesco Totti nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Romën. 36-vjeçari ishte i lidhur me ‘Giallorossët’ deri në fund të këtij sezoni por pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e klubit, palët arritën marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në kryeqytetin italian, me gjasë deri në përfundim të karrierës. “Kam edhe dy vjet përgjegjësi dhe jam […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Golat, zgjidhja e Chelseas

Jose Mourinho dhe Chelsea kanë kthyer vëmendjen në Premierligë. Pas disfatës së befasishme nga Basel në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Special One dhe skuadra e tij kanë filluar të mendojnë për duelin me Fulhamin të shtunën. Chelsea ka bërë nismën më të dobët të një sezoni në dekadën e […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Januzaj zgjedh Shqipërinë?

Adnan Januzaj nuk dëshiron t’i bashkohet Belgjikës, pasi familja dhe miqtë e tij janë duke e këshilluar të luajë për Shqipërinë. Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, i cili debutoi në Premierligë kundër Crystal Palace të shtunën ka mundësi të zgjedh mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Por, pavarësisht insistimit nga Federata belge e Futbollit që 18-vjeçari t’i […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Messi, më i miri në histori

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori edhe nëse nuk fiton Kampionatin botëror me Argjentinën. 26-vjeçari vazhdimisht ka theksuar se ëndërron të triumfojë në Botërorin 2014 në Brazil, pasi shpeshherë është kritikuar për paraqitjet e tij në ekipin Kombëtar. Por, Milito beson se Messi nuk […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Real Madrid si Ferrari

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krahasuar gjigantin spanjoll me ekipin e Formulës 1, Ferrari, pasi beson se të dy bëjnë përpjekje të angazhojnë atletët më të mirë në sportet përkatëse. Reali shpenzoi mbi 170 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës në përforcime, përfshirë Gareth Bale nga Tottenham, kurse Ferrari ka dy herë […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Rooney i vërtetë

Sir Alex Ferguson është i lumtur që Wayne Rooney ka rikthyer formën e mirë dhe lavdëroi paraqitjen e sulmuesit të Manchester Unitedit kundër Bayer Leverkusenit. E ardhmja e Rooneyt në United ishte vënë në dyshim pasi Ferguson njoftoi se 27-vjeçari kishte kërkuar të largohet nga klubi, pak para përfundimit të sezonit të shkuar. Edhe pse […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Super Prishtina

Sigal Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll duke mposhtur Pejën me rezultat 74:64 në duelin e zhvilluar në kryeqytet. Në një ndeshje mjaft kualitative ku për të dyja skuadrat u paraqitën edhe përforcimet e rinj të ardhur para edicionit të ri të garave, skuadra e Sigal Prishtinës triumfoi pas lojës më të mirë në […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Barcelona, para rekordit

Lionel Messi ka thënë se tejkalimi i Raul Gonzalezit në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve nuk është objektivi i tij primar te Barcelona. Het-triku i argjentinasit në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit në Grupin H të mërkurën bëri që ai të ngjitet në kuotën e 62 golave në garën elite kontinentale. […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Rasti i Garcias

Trajneri i ri i Romës, Rudi Garcia ka rastin të bëjë atë që tre paraardhësit e tij nuk e arritën duke mposhtur Lazion në derbin e qytetit në Serie A të dielën. Giallorossët nuk kanë fituar asnjë nga pesë përballjet e fundit kundër fqinjit dhe disfata 1-0 në finalen e Kupës së Italisë u la […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Evropa ‘pro’ Botërorit 2022 në dimër

Shtetet evropiane kanë dhënë përkrahjen e tyre për zhvendosjen e Kampionatit botëror 2022 në Katar për në stinën e dimrit, ka konfirmuar nënkryetari i FIFA-së, Jim Boyce. Komiteti ekzekutiv i FIFA-së do të zhvillojnë takim në Zurich më 3/4 tetor për tu konsultuar para marrjes së vendimit për caktimin e një date definitive për zhvillimin […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Nervozohet Abramovichi

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich vizitoi zhveshtoren e ekipit pas humbjes 2-1 nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Menaxheri Jose Mourinho u ankua në shpirtin luftarak të futbollistëve të tij pas disfatës së dytë brenda katër ditësh, që përcolli atë nga Everton në Premierligë të shtunën. Dhe, derisa analistë si Jamie Redknapp dhe […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

S’ka gol, s’ka problem

Neymar u ka premtuar tifozëve të Barcelonës se së shpejti do ta shohin në formën e tij më të mirë derisa vazhdon të adaptohet me futbollin evropian. Sulmuesi brazilian debutoi në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të mërkurën, ku Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar het-trik. 21-vjeçari ishte zëvendësuar nga Pedro pas 72 […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Suarez, djersiti çorapet

Luis Suarez duhet t’i “djersitë çorapet” dhe të jetë gati përn ndeshjen kundër Manchester Unitedit javën e ardhshme, sipas menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers. Sulmuesi do të jetë në dispozicion për herë të parë këtë stinor pas përfundimit të suspendimit prej 10 ndeshjesh pas kafshimit ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic në prill. Ai kishte […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Llorente basketbollist? Nuk është e vërtetë

Carlos Tevez ka mohuar ta ketë kritikuar bashkëlojtarin e tij Fernando Llorente, duke shprehur besimin se spanjolli do të bëhet futbollist i rëndësishëm i Juventusit. Sipas medieve spanjolle, ish sulmuesi i Manchester Cityt kishte thënë se Llorente “do të ishte më i mirë si basketbollist”. Por, argjentinasi ka theksuar se asnjëherë nuk ka thënë ndonjë […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Bale nuk u ble me kredi

Presidenti i Real Madrid, Floretino Perez iu përgjigj akuzave të mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique, sipas të cilit gjiganti madrilen ka mbështetjen e bankave dhe blerja e Gareth Bale është finalizuar pas një kredie të marrë nga banka “Bankia”. “Ajo që ka thënë Pique nuk është aspak e vërtetë. Ai është një djalë i mirë […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Sjellja e majmunit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka pranuar se e teproi me reagimin e tij gjatë humbjes 2-1 nga Napoli të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Strategu i nënkampionit të Gjermanisë u përjashtua gjatë pjesës së parë të duelit, pak çaste pasi Gonzalo Higuain kishte kaluar vendasit në epërsi. Klopp reagoi ashpër ndaj gjyqtarit […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Fitore për Martinon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ia ka kushtuar fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të Amsterdamit, trajnerit Gerardo Martino, i cili humbi babanë të martën. Strategu i gjigantit katalan ishte prezent në Nou Camp për fitoren ndaj ekipit të Frank de Boerit në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, por ka caktuar rikthimin në vendlindjen […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Napoli i madh

Përforcimi i ri i Napolit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve. Ylli argjentinas realizoi golin e parë për ekipin nga San Paolo, kurse Lorenzo Insigne e dyfishoi avantazhin duke shënuar atë që doli të jetë goli i fitores për […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Nganjëherë humbni, nganjëherë fitoni

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk është shprehur i befasuar nga disfata e skuadrës së tij në shtëpi nga Basel, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1. Oscar e kaloi gjigantin londinez në epërsi pas 45 minutash lojë, por zviceranët u kundërpërgjigjën në të dytën duke realizuar dy herë për […]...

19 September, 2013Lexo më shumë

Messi, ‘mësues’ për Ajaxin

Lionel Messi realizoi het-trik në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Ajax Amsterdamit 4-0 në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Ylli argjentinas iu kundërpërgjigj rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tri herë kundër Galatasarayt mbrëmë. Messi e nisi serinë e golave për gjigantin katalan në minutën e […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Atletico dominon Zenitin

Atletico Madrid e nisi mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve duke mposhtur në shtëpi Zenit St Petersburgun me rezultat 3-1 në duelin e Grupit G. Skuadra e trajnerit Diego Simeone mori pikë të plota nga dueli me skuadrën ruse pas golave nga Miranda në pjesën e parë, dhe Arda Turan e Leo Baptista […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Napoli triumfon ndaj Dortmundit

Napoli shënoi fitore të rëndësishme kundër Borussia Dortmundin në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane mundi finalistin e edicionit të kaluar falë paraqitjes fantastike – sidomos në pjesën e parë – që ia mundësoi pikët e plota kundër një prej pretendentëve kryesor për tu kualifikuar tutje. Përforcimi i ri Gonzalo Higuain […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Befasi speciale

Debutimi i Jose Mourinhos në Ligën e Kampionëve pas rikthimit te Chelsea doli të jetë mjaft i pafat. Chelsea pësoi disfatë të papritur nga Basel 1-2, në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit E. Kampioni i Zvicrës doli fitues nga Stamford Bridge, edhe pse ishin në disavantazh pas pjesës së parë të […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Bayerni do të dështojë

Stefan Effenberg nuk beson se Bayern Munich do të triumfojë edhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu thotë se nuk pret që Borussia Dortmund të shkojë sërish deri në finale....

18 September, 2013Lexo më shumë

‘Doktor’ Totti

Kapiteni i Romës, Francesco Totti do të ndihmojë grumbullimin e fondeve me qëllim për dërgimin e një vajze të vogël për shërim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa ishte duke u ngrohur për tu paraqitur në Stadio Tardini në ndeshjen kundër Parmës të hënën, Totti dëgjoi njoftimin e bërë rreth sëmundjes së vajzës së […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Kaka nuk ka vdekur

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka shprehur besimin e tij se i rikthyeri, Leite Kaka, nuk do të mungojë për një kohë të gjatë pas problemit muskulor që pësoi gjatë ndeshjes kundër Torinos, javën e kaluar në Serie A. Ylli brazilian u rikthye në San Siro, klub prej ku ishte larguar katër vjet më parë […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Fillim ‘galaktik’

Gareth Bale ka thënë se është i kënaqur me fillimin e karrierës së tij në Real Madrid. Ylli uellsian u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua gjigantit madrilen nga Tottenham Hotspur në fund të afatit kalimtar të verës për rreth 100 milionë euro. Ai shënoi në debutimin e tij për Realin […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Chelsea dje, Chelsea sot

Jose Mourinho dhe Chelsea fillojnë sonte edicionin e tyre të ri të Ligës së Kampionëve kundër Baselit në Stamford Bridge, ku saktësisht gjashtë vjet më parë, ai vendosi formacionin e tij të fundit në aventurën e parë. Gjiganti londinez barazoi 1-1 me ekipin norvegjez Rosenborg më 18 shtator 2007 dhe disa orë më vonë erdhi […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Messi s’ka kërkuar rritje të rrogës

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka insistuar se Lionel Messi nuk ka kërkuar kontratë të re të përmirësuar pasi Real Madrid e bëri Cristiano Ronaldon futbollistin më të paguar në botë. Ylli portugez më herët gjatë kësaj jave nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me pagë prej 17 milionë eurosh në stinor, duke u bërë futbollisti […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Marquinhos dhe Thiago si ‘amatorë’

Mesfushori i Olympiakosit, Vladimir Weiss realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Paris Saint-Germain në duelin e mbrëmshëm në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Së pari, Weiss ia futi topin nën këmbë Marquinhosit, të cilin PSG e bleu nga Roma për 35 milionë euro gjatë verës. Kurse, më pas ai kaloi edhe Thoagi […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

Liga e Kampionëve nuk është obsesion

Jose Mourinho ka insistuar se triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean nuk është krijuar si “obsesion” për të. Strategu portugez fitoi trofeun kontinental në dy raste të kaluara me Porton dhe Interin. Mirëpo, ai nuk arriti të drejtojë Chelsean më tepër se gjysmëfinalja në aventurën e tij të parë në postin e menaxherit, kurse […]...

18 September, 2013Lexo më shumë

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool