Botërori 2014 me sprej

Spreji që lë shenja të përkohshme, i përdorur nga gjyqtarët në Kampionatin botëror do të shfrytëzohet edhe në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, njoftoi presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter. Spreji, i dizajnuar për të parandaluar ‘murin e gjallë’ në rastet e ndërprerjeve ka filluar të përdoret vazhdimisht në ndeshjet e skuadrave nga Amerika…

Sport

19/12/2013 20:20

Spreji që lë shenja të përkohshme, i përdorur nga gjyqtarët në Kampionatin botëror do të shfrytëzohet edhe në garën e vitit të ardhshëm në Brazil, njoftoi presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter.

Spreji, i dizajnuar për të parandaluar ‘murin e gjallë’ në rastet e ndërprerjeve ka filluar të përdoret vazhdimisht në ndeshjet e skuadrave nga Amerika e Jugut, është duke u shfrytëzuar në Marok në Botërorin e klubeve, dhe Blatter është ndarë i kënaqur nga përgjigja.

“Mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë, disa thonë se nevojitet shumë kohë dhe isha pak sa në dyshim në fillim por të gjithë gjyqtarët që e kanë përdorur janë ndarë të kënaqur me të”, deklaroi Blatter gjatë një konference për shtyp.

Shenja e bërë me sprejin në fjalë zhduket pas vetëm një minute.