Spiunazhi i Bielsas: Guardiola komenton sjelljet e “idhullit” të tij

Marcelo Bielsa ka bërë bujë të madhe në mediet botërore me veprimet e tij të fundit.

Sport

18/01/2019 20:43

Ai ditë më parë ka pranuar se ka spiunuar taktikat e të gjithë kundërshtarëve në “Championship”, duke nxitur kështu debat të madh.

Për këtë gjë kanë komentuar shumë emra të mëdhenj të futbollit. Disa e kanë përkrahur e disa jo.

Komente për Bielsan ka dhënë edhe Klopp i cili nuk e ka përkrahur idenë e tij. Por, është Pep Guardiola, një nga më të mirët në botë që e ka mbrojtur veprimin e Bielsas.

“Në vendet tjera të gjithë e bëjnë këtë. Të gjithë e bëjnë. Seancat stërvitore janë të hapura, kështu që isha në Bayern Munich dhe atje kishte njerëz të ulur me foto aparate (kundërshtarë) duke parë stërvitjen. Ishte në kulturën e tyre” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Pep Guardiola më parë e kishte cilësuar Marcelo Bielsan si inovatorin më të madh në futboll dhe ka thënë se ka mësuar shumë gjëra rreth trajnimit nga ai. /Lajmi.net/