Skuadra e Besnik Hasit shokon Arsenalin, Dortmundi siguron kualifikimin

Me fitoren ndaj Galatasarayt, Borussia Dortmundit ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, teksa Arsenali është shokuar në shtëpi, pasi nga epërsia 3-0 nuk arriti që ta mposht Anderlechtin.

Sport

04/11/2014 22:43

Arsenali kishte epërsi prej tre golave, mirëpo nuk arriti që të mposht Anderlechtin, i cili barazoi rezultatin në 3-3, midis stadiumit Emirates.

Arsenali shënon dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Artetas 25’ dhe Sanchezit 29’ Në pjesën e dytë Chamberlain shënon për të thelluar epërsinë e skuadrës së tij, teksa Vanden Borre në minutën e 61’ shënon për 3-1. Vanden Bore shënon një tjetër gol në minutën e 73’ teksa mitrovic në fund shënon për të barazuar rezultatin.

Dortmundi momentalisht është në vendin e parë në Grupin D me 12 pikë teksa Arsenali ka 7 pikë kundrejt Anderlechtit që posedon vetëm dy pikë.

Video