Skrinar gëzon tifozët e Interit

Milan Skrinar ka gëzuar tifozët e Interit.

Sport

16/11/2017 23:58

Mbrojtësi sllovak ka bërë të ditur të ardhmen e tij, duke thënë se nuk është i interesuar për kalimin te Barcelona.

22 vjeçari po cilësohet ndër transferimet më të mira në Serie A, me formën që po kalon te skuadra e re, Inter.

Kjo ka bërë që për atë, të ketë interesim edhe nga Barcelona.

“Objektivi im është që të luaj dhe të fitoj me Interin”, ka deklaruar fillimisht Skrinar për Premium Sport.

“Nuk jam i interesuar për Barcelonën. Luaj për Interin dhe objektivi im është të vazhdoj të luaj për Interin. Dua që të fitoj me Interin”./Lajmi.net/