Skandaloze: Sulmohet gjyqtari, ndërpritet ndeshja e gjigantit evropian

Skandal i madh në elitën e futbollit turk.

Sport

24/04/2016 21:57

Ndeshja e Superligës së Turqisë në futboll mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces është ndërprerë, pasi tifozët vendas e kanë sulmuar gjyqtarin tek vija e portës.

Derisa po luhej minuta e 90, kur Fenerbahce kishte epërsinë prej 0:4 tifozët vendas hynë në fushë dhe shqelmuan gjyqtarin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndeshja është ndërprerë dhe do të vendoset në tavolinë nga federata turke.

YouTube player