S’ka më mesazhe nën fanellë

Futbollistëve që japin mesazhe personale në fanellat e tyre po u vjen fundi, sipas propozimit të ri nga Federata Angleze. Praktika është e aplikuar anembanë botës me sloganin e Mario Balotellit ‘Why Always Me?’ si një prej më të famshmëve që u shfaq në Premierligë në vitet e fundit. Futbollistët që shfaqin mesazhe personale ose…

Sport

03/02/2014 20:30

Futbollistëve që japin mesazhe personale në fanellat e tyre po u vjen fundi, sipas propozimit të ri nga Federata Angleze.

Praktika është e aplikuar anembanë botës me sloganin e Mario Balotellit ‘Why Always Me?’ si një prej më të famshmëve që u shfaq në Premierligë në vitet e fundit.

Futbollistët që shfaqin mesazhe personale ose e nderojnë dikë që ka vdekur, përfshijnë edhe emra të tjerë njohur si sulmuesi i Galatasarayt, Didier Drogba i cili e bëri pas vdekjes së Nelson Mandelas në dhjetor.

Por, propozimi nga FA që i është dërguar ligjvënësve të lojës, Bordit Ndërkombëtar, thekson: “Aktualisht, futbollistët mund të shfaqin pothuajse qfarëdo mesazhi nën fanellën e tyre, mirëpo ata nuk duhet të kenë të drejtën të bëjnë shprehje personale ose imazhe nën fanellën e skuadrës, për shkak të barazisë së uniformës si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme”.