Sigal Prishtina vazhdon të shkëlqejë në ‘Fiba Europe Cup’

Ka vazhduar shkëlqimi i Sigal Prishtinës në ‘Fiba Europe Cup’.

Sport

27/10/2017 19:41

Skuadra nga kryeqyteti, ka shënuar edhe fitoren e tretë në grupin G, duke e mposhtur ukrainasit e Khimik, me rezultat të thellë 59-78 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’.

Edhe pse ndeshja u zhvillua në Kosovë, Sigal Prishtina ishte në cilësinë e mysafirit.

Pas kësaj fitore, Sigal Prishtina kryeson me grupin G.

Ndeshjen e radhës Sigal Prishtina e zhvillon në udhëtim te Demir Insaat në udhëtim më 1 nëntor./Lajmi.net/