Maqedonci nga Budapesti: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit vazhdojnë të jenë të lirë

Ministri i Mbrojtjes gjatë takimeve në Budapest në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), ka folur për sërë temash dhe ngjarjesh në vend. Maqedonci ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në aspiratat për anëtarësim në NATO dhe BE. Tutje Maqedonci…

Lajme

26/04/2024 12:19

Ministri i Mbrojtjes gjatë takimeve në Budapest në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), ka folur për sërë temash dhe ngjarjesh në vend.

Maqedonci ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në aspiratat për anëtarësim në NATO dhe BE.

Tutje Maqedonci ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duek theksuar se atentatorët ende enden të lirë.

Maqedonci më tej tha se Kosova mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Ukrainës ndaj agresiont rus.

“Në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, rikonfirmova edhe një herë orientimin strategjik të vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkova përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë, për të mundësuar kontribut tonë më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë.

Gjithashtu ritheksova faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer.” /Lajmi.net/