Sigal Prishtina – Peja, përfundon ndeshja dramatike

Sigal Prishtina ka fituar ndaj Pejës në Ligën Ballkanike.

Sport

24/02/2016 20:57

Sigali e ka mposhtur Pejën me rezultat 85-84 , në kuadër të grupit D në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltrit ishin në epërsi nga fillimi e deri në fund, mirëpo Peja vazhdimit e ngushtonte rezultatin, duke mos i lënë vendasit të shkëputen në rezultat.

Pas kësaj ndeshje, Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me tri fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa për Pejën kjo është humbja e dytë nga tri takime.