Si u detyrua Neymar të merrte numrin 10 te Brazili

Numri 10 nuk ka qenë një numër që Neymar ka dashur ta mbante te Barcelona.

Sport

18/10/2018 07:42

Gjatë një interviste për ‘UOL Esporte’, ylli i PSG-së ka thënë se është detyruar nga Dani Alves ta mbante numrin 10 te Barcelona.

“Robinho gjithmonë ka qenë idhulli im i madh, dhe në Santos kam dashur të luaj me numrin 7, kështu që e mora atë numër”, ka deklaruar Neymar.

“Numri 11 ishte zgjedhja e dytë, e po ashtu më pëlqente shumë”.

“Para Kupës së Konfederatave trajneri Scolari dëshironte të shpërndante numrat për ekipin, unë i thash se më pëlqente 7 dhe 11, por në ato momente mu afrua Dani Alves, i cili më shikoi dhe më tha:”Ti je 10-shi, merre atë. Ju duhet të merrni përgjegjësi duke veshur atë numër”./Lajmi.net/