Shqipëri – Katar luhet në stadiumin e skuadrës nga liga e dytë

Miqësorja Shqipëri – Katar do të luhet në  “Hartberg Stadion” të Austrisë.

Sport

09/04/2016 18:10

Para fillimit të Kampionatit Evropian, Shqipëria do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, ndaj Katarit dhe ndaj Ukrainës.

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, e programuar më 29 maj në orën 17:30,  do të zhvillohet në “Hartberg Stadion” të Austrisë, në qytetin me të njëjtin emër.

Ky stadium ka kapacitet vetëm prej 4500 ulëseve, transmeton Gazeta Express.

Stadiumi është shtëpia e  “TSV Hartberg”, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.