Shpërthen Guardiola, mbron Shaqirin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola mbeti i pakënaqur me ndërhyrjet e ashpra të skuadrës së MLS All-Stars përfshirë një përplasje me Xherdan Shaqirin dhe u largua shumë i hidhëruar pas duelit.

Sport

07/08/2014 09:51

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ishte shumë i hidhëruar me tretmanin ndaj futbollistëve të tij derisa MLS All-Stars befasuan kampionin e Bundesligës duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Bradley Wright-Phillips dhe Landon Donavan shënuan golat për All-Stars në Portland.

Por, ndeshja miqësore përfundoi krejt ndryshe pasi Guardiola refuzoi t’ia jap dorën trajnerit të All-Stars, Caled Porter për shkak të ndërhyrjeve të ashpra ndaj futbollistëve të tij në pjesën e dytë të takimit.

Osvaldo Alonso u përplas në Xherdan Shaqirin në minutën e 64-të duke bërë që Guardiola të shpërthejë në drejtim të Porter i cili dukej se i kërkoi falje.

Por, pastaj erdhën edhe ndërhyrje të tjera përfshirë një nga Will Johnson ndaj Bastian Schweinsteiger duke bërë që Guardiola mezi të përmbahej.