Shpërthen Azemi, shënon dy gola

Ilir Azemi është njëri prej sulmuesve më të efektshëm shqiptarë për momentin. Futbollisti kosovar ka realizuar dy gola, në barazimin e Greuther Furthit me Paderbornin.

Sport

20/04/2014 18:55

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi vazhdon të shkëlqejë në ligën e dytë gjermane.

Ai ia doli t’i shënojë dy gola për Greuther Furthin, në barazimin 2:2 ndaj Paderbornit.

Përfaqësuesi kosovar me këtë rast u ngrit në kuotën e 10 golave këtë sezon dhe është më i merituari që ekipi i tij është më afër se kurrë, rikthimit në Bundesligë.

Azemi luajti gjatë tërë ndeshjes, duke shënuar në minutat 59 e 90. 

Përpos tij, 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Furthit, Mërgim Mavraj, por edhe mesfushori i Paderbornit, Alban Meha.

Furthi është i dyti në tabelë me 54 pikë, tri xhiro pa përfunduar sezoni, kurse Paderborni i treti, me një pikë më pak.