“Shpërthen” Anthony Davis, realizon 43 pikë për të përmbysur New York-un

New Orlean Pelicans kanë realizuar fitore mjaftë të mundimshme, kundër NewYork Knicks, me rezultatin 129:124.

Sport

17/11/2018 18:30

Lojtari më i mirë në parket ishte padyshim Anthony Davis, i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së tetë në 15 ndeshje të këtij sezoni, shkruan lajmi.net.

AD realizoi plot 43 pikë, duke shtuar edhe 17 kërcime për skuadrën e tij, të cilët në çerekun e katërt u futën me 11 pikë disavantazh mirëpo përmbysën gjithçka.

Edhe Julius Randle kontribuoi me 19 pikë dhe 11 kërcime, duke regjistruar kështu “double – double”.

Pelicans ndeshjen e radhës e luajnë si vendas kundër Denver, kurse Knicks udhëtojnë në Orlando. /Lajmi.net/