Shpejtim Ahmetaj, Kampion i Botës në WKU

Shpejtim Ahmetaj është shpallur Kampion i Botës në kikboks për versionin WKU deri në peshat 76 kilogramë.

Sport

29/11/2014 23:20

Shpejtim Ahmetaj është shpallur Kampion i Botës në kikboks në versionin WKU, në Pallatin e Sporteve, Shani Nushi në Gjakovë.

Ahmeti e mposhti boksierin hungarez Dezso Backos, duke u stolisur kështu me titullin e Kampionit të Botës.

Kjo ishte një arritje e lartë për Ahmetaj, i cili është një djalosh i talentuar dhe me një të ardhme të madhe përpara tij.