Shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve hidhet të hënën

Sonte janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të fazave grupore të Ligës së Kampionëve, ku janë kualifikuar plotë 16 skuadra për në fazën tjetër.

Sport

10/12/2014 23:06

Sonte janë mësuar dhe emrat e fundit të skuadrave që kanë kaluar fazën grupore të ligës së Kampionëve, për të kaluar në fazën 1/16 e kësaj gare.

Gjatë ditës së hënë më 15 dhjetor, me fillim nga ora 12:00 me orën tonë lokale, do të hidhet dhe shorti, ku do të mësohen emrat e përballjeve për fazën 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Skuadrat që kanë përfunduar në vendin e parë në grupet e tyre përkatëse do të përballen me skuadrat që kanë përfunduar në vendin e dytë.

Në këtë fazë, skuadrat nga shteti i njëjtë dhe që kanë qenë në grupin e njëjtë, nuk mund të shortohen. Ata mund të përballen ndërmjet veti, në fazat e mëvonshme.