Short i tmerrshëm për skuadrat e Shqipërisë në Ligën e Evropës

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës.

Sport

19/06/2017 14:01

Skënderbeu ka marrë një kundërshtar mjaft modest teksa do të vihet përballë skuadrës nga Andorra, Sant Hulia, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Shqipëri.

Një short mjaft i vështirë ka rezultuar për dy kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Tirana do të përballet izraelitët e Makabi Tel-Avivit ndërsa Prishtina me suedezët e Norkoping.

Të dyja këto skuadra do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë.

Një short i kënaqshëm ka qenë për Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës. Të kuqtë e kryeqytetit shqiptar do të ndeshen me bullgarët e Botev Plovdiv dhe ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë moldavët e Dacias së Kishinjevit dhe ndeshja e parë do të luhet në Moldavi.