Shikoni sa humbje i ka sjellë largimi i LeBron skuadrës Cavaliers

Largimi I LeBron James drejt Lakers ishte levizja më e madhe nga transferimet e viteve të fundit në NBA.

Sport

18/08/2018 18:13

LeBron luajti për katër vite me Cavaliers dhe fitoi një titull kampioni, të parin për Cleveland Cavaliers.

Cavaliers ishte skuadra me vëmendjen më të madhe gjatë kohës që “mbreti” aktivizohej me skuadrën.

Por, me largimin e James, duket se Cleveland ka mbetur një ekip mesatar në ligë.

Nga 39 ndeshje që u transmetuan në televizionin shtetëror sezonin e kaluar, Cavaliers kanë vetëm 2 për sezonin që po fillon.

LeBron do të rikthehet në “Q Arena” me skuadren e Lakers me datën 21 nëntor. /Lajmi.net/