Shikojeni modelin e ri Brabus, që arrin shpejtësinë deri 350 kilometra në orë (Video)

Kompania gjermane, e cila është e njohur për bashkëpunimet me Mercedes-Benz, e ka lansuar modelin S63 850.

Auto & Tek

24/05/2016 03:06

Kjo coupe luksoze nga Brabus, ka vija të theksuara të konstruktit të jashtëm, por nuk ka dalë nga format e mëparshme.

Pjesa e brendshme është punuar nga materiale të shtrenjta dhe kualitative, që japin një komoditet të veçantë.

Ndryshe, çfarë e bënë këtë veturë me 850-kuaj fuqi edhe më të veçantë është shpejtësia deri në 350 kilometra në orë. /Telegrafi/

YouTube player