Shevchenko: Ishte shumë e vështirë të luash kundër Kosovës

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka thënë se ndihet më i relaksuar pas fitores së shënuar ndaj Kosovës.

Sport

09/10/2016 20:11

Ukraina mundi 3:0 Kosovën në kualifikuesen për Kampinatin Botëror.

“Fitore e madhe, pas dy barazimeve, sot më në fund fituam dhe ndihem më i relaksuar tani”, deklaroi Shevchenko, përcjell Lajmi.net.

“U munduan të kontrollojmë ndeshjen, nuk ishte e lehtë ndaj Kosovës dhe e kam thënë edhe në konferencë. Lojtarët e Kosovës e japin maksimumin për vendin e tyre, ka lojtar të mirë dhe është shumë e vështirë të luash kundër tyre”, shtoi trajneri i Ukrainës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.