Shënon Torres, përgjigjet Adrian

Chelsea dhe Atletico Madrid janë duke barazuar 1:1 pas përfundimit të pjesës së parë në Stamford Bridge, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2014 22:35

Chelsea dhe Atletico Madrid kanë mbyllur pjesën e parë në Stamford Bridge në barazim 1:1.

Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, Blues kaluan të parët në epërsi me golin e ish idhullit të Atleticos, Fernando Torres në minutën e 36-të.

Me këtë rast, Torres nuk festoi në shenjë respekti për ish skuadrën e tij. Por, para intervalit, Atletico u kundërpërgjigj nëpërmjet Adrian Lopez i cili shënoi nga afërsia në minutën e 44-të pas një reagimi të dobët të mbrojtjes së Blues.

Rezultati i pjesës së parë dërgon Atleticon në finale, por Chelsea nuk do të ndalet me kaq.