Shaqiri po bën bujë në internet, shikoni momentet e tij ndaj Belgjikës

Momentet më të mira të Xherdan Shaqirit në ndeshjen ndaj Belgjikës, janë publikuar në një video.

Sport

19/11/2018 12:47

Kjo video tashmë po bën bujë në gjithë botën, në të gjitha rrjetet sociale.

Edhe pse Seferovic realizoi golat, Xherdan Shaqiri pati performancën më të mirë në fushë, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

Lojtari nga Kosova regjistroi 2 asistime dhe solli disa momente “magjie” në një ndeshje të paharruar për Zvicrën.

Të gjitha këto momente të mrekullueshme të gjilanasit janë përmbledhur në një video të vetme.

Më poshtë mund ta shikoni performancën fenomenale të “Shaqës.” /Lajmi.net/

VIDEO:

YouTube player