Shaqiri me shokë, bartës në Botëror

Xherdan Shaqiri dhe futbollistët e tjerë shqiptarë, anëtarë të Zvicrës, do të jenë bartës të grupit në Kampionatin botëror 2014, ka njoftuar FIFA, pas publikimit të renditjes më të re të Kombëtareve. Zvicra fitoi Grupin E duke shënuar fitore në dy duelet e fundit kundër Shqipërisë dhe Slovenisë duke u ngjitur në pozitën e shtatë…

Sport

17/10/2013 12:14

Xherdan Shaqiri dhe futbollistët e tjerë shqiptarë, anëtarë të Zvicrës, do të jenë bartës të grupit në Kampionatin botëror 2014, ka njoftuar FIFA, pas publikimit të renditjes më të re të Kombëtareve.

Zvicra fitoi Grupin E duke shënuar fitore në dy duelet e fundit kundër Shqipërisë dhe Slovenisë duke u ngjitur në pozitën e shtatë me çka e ka të garantuar statusin e bartësit të grupit në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

Spanja vazhdon të jetë e para dhe po ashtu do të jetë bartës së bashku me Gjermaninë, Argjentinën, Kolumbinë, dhe Belgjikën (e pesta). Uruguai do të jetë bartës nëse arrin të fitojë kundër Jordanit në play-off kurse në rast të humbjes, vendin e tyre do ta zë Holanda, që ndan pozitën e tetë me Italinë.

Në vazon e dytë përveç Italisë – e me gjasë edhe Holandës – do të jetë edhe Anglia. Shumë më poshtë, gjendet Shqipëria në pozitën e 58-të, duke pësuar rënie prej 13 vendesh pas humbjes nga Zvicra dhe barazimit dëshpërues me Qipron, me çka e përfunduan ciklin e kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 në pozitën e pestë në Grupin E.