Shaqiri me postim special para ndeshjes Liverpool – Bayern Munich
Ndeshja mes Liverpool dhe Bayern Munich do të jetë e veçantë për Xherdan Shaqirin.
Sport
Ylli me prejardhje nga Kosova, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.
Fati ka dashur që në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve të takohen këto dy skuadra, dhe Shaqirit i duhet të sfidojë ish skuadrën e tij, shkruan lajmi.net.
“Ndeshja speciale për mua kundër ish skuadrës time”, ka shkruar Shaqiri, përcjell ‘lajmi.net’.
Ndeshja mes Liverpool dhe Bayern Munich fillon nga ora 21:00, dhe do të mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp do të vendos të startojë me Xherdan Shaqirin në këtë përballje./Lajmi.net/
Special Game for me tonight against my Old Club ???⚽️❤️ #XS23 #YNWA #lfc #championsleague @LFC @FCBayern @ChampionsLeague pic.twitter.com/iHN7eRYbpj
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) February 19, 2019