Shaqiri e pranon se te Liverpool po kalon momentet më të mira në karrierë

Xherdan Shaqiri ka pranuar se po kalon momentet më të mira në karrierën e tij te Liverpool.

Sport

03/01/2019 15:40

Futbollisti me prejardhje nga Kosova verën e fundit për 13 milionë euro kompletoi transferimin nga Stoke City te Liverpool, për t’u shndërruar në një lojtar kyç për skuadrën nga ‘Anfield Road’.

27 vjeçari tashmë ka shënuar gjashtë gola për Liverpool, dhe dy prej tyre në fitoren 3:1 në derbin kundër Manchester United.

“Më pëlqen të jem këtu”, ka deklaruar Shaqiri për mediet angleze, derisa komentonte formën e mirë që po kalon te Liverpool.

“Mund ta shihni në fushë. Jam duke luajtur mirë dhe me shumë besim. Ndoshta jam duke luajtur futbollin më të mirë që kam luajtur ndonjëherë”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i lumtur që po ndihmoj këtë klub të jetë i suksesshëm”./Lajmi.net/