Shaqiri, armë e rrezikshme

Xherdan Shaqiri është aktualisht i lënduar. Ylli kosovar i Përfaqësues së Zvicrës pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 dhe i është parashikuar një pushim prej gjashtë-shtatë javësh. Megjithatë, dëmtimi nuk e zbeh aspak rëndësinë e tij për skuadrën e Bayern Munichut. “Ai është zëvendësuesi…

Sport

01/11/2013 20:00

Xherdan Shaqiri është aktualisht i lënduar. Ylli kosovar i Përfaqësues së Zvicrës pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 dhe i është parashikuar një pushim prej gjashtë-shtatë javësh.

Megjithatë, dëmtimi nuk e zbeh aspak rëndësinë e tij për skuadrën e Bayern Munichut.

“Ai është zëvendësuesi ynë më i rëndësishëm. Sa herë që inkuadrohet në lojë, ai krijon situata të rrezikshme”, deklaroi trajneri i Bayernit, Pep Guardiola gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Hoffenheimit nit të shtunën.

”Ai është i veçantë. Sa herë që inkuadrohet në lojë, ai luan shumë mirë, krijon ndonjë asistim ose shënon gol”, shtoi ish strategu i Barcelonës.

Edhe pse te Bayern nuk ka rol kryesor për të luajtur, ai është i tillë tek Zvicra. “Ai është Zot në Kombëtaren e tij”, përfundoi Guardiola.