Sergio Ramos vjen me një gjest fantastik për legjendën Paolo Maldini

Real Madrid e ka fituar trofeun ‘Santiago Bernabeu’ për vitin 2018.

Sport

11/08/2018 23:33

‘Los Blancos’ kanë mposhtur në ‘Santiago Bernabeu’ skuadrën e Milanit me rezultat 3:1.

Benzema, Bale dhe Moyral shënuan për Real Madridin.

Golin e vetëm te Milani e shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain.

Një moment interesant u pa pas kësaj ndeshje, kur Paolo Maldini po i dorëzonte trofeun kapitenit Sergio Ramos.

Teksa Maldini po i dhuronte trofeun, Ramos ‘i hoqi’ kapelën legjendës italiane, duke i treguar se sa shumë respekt ka për të./Lajmi.net/