Serbia kërkon që FIFA ta anulojë vendimin e miqësoreve për Kosovën

Federata Serbe e Futbollit ia ka dërguar një letër proteste presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, rreth atyre që u panë në ndeshjen miqësore të së mërkurës ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e luajtur në Mitrovicë. FIFA ia kishte lejuar Kosovës zhvillimin e miqësoreve më 13 janar, pro e kushtëzuar atë…

Sport

06/03/2014 15:44

Federata Serbe e Futbollit ia ka dërguar një letër proteste presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, rreth atyre që u panë në ndeshjen miqësore të së mërkurës ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e luajtur në Mitrovicë.

FIFA ia kishte lejuar Kosovës zhvillimin e miqësoreve më 13 janar, pro e kushtëzuar atë që të mos i përdor simbolet shtetërore, e as himnin.

Por, serbët konsiderojnë se ky rregull është thyer dhe se në Kosovë u panë lëshime dhe gabime, si dhe simbole fyese ndaj Republikës së Serbisë.

“Është e qartë se kemi prova që lojtarët vendës mbanin në fanellë emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo shtë befasuese, duke e pasur patrasysh se drejtuesit e ndeshjes është dashur ta vërenin këtë, në bazë të vendimit të marrë nga FIFA”, shkruan Federata Serbe e Futbollit.

“Ndër të tjera, loja është përcjellë nga vëzhguesi special i FIFA’s, i cili nuk ka reaguar po ashtu. Federata Serbe kërkon nisjen e procedurës disiplinore ndaj të gjithë zyrtarëve të lojës”.

Me këtë rast, FSS presin përgjigje të menjëhershme nga FIFA, nag e cila pret dënime për shkak të këtyre skenave të vandalizmit, nacionalizmit, shovinizmit dhe ksenofobisë, siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga shtëpia e fubtollit serb.

“Gjithashtu, FSS distancohet fuqimisht nga vendimet e Komisionit për Çështje Urgjente dhe FS kërkon revokimin apo anulimin e vendimit të miqësoreve të Kosovës”, përfundon shkrimi i FSS’së.