Serbi – Shqipëri, vendimi më 16 prill

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të vendosë më 16 prill rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sport

19/02/2015 13:16

Shqipëria do ta marrë përgjigjen definitive rreth ankesës për ndeshjen e ndërprerë në Beograd kundër Serbisë, më 16 prill nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Komisioni i UEFA-s vendosi që ballafaqimi i ndërprerë të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të vendasve dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ankuar në CAS me shpresë për ndryshimin e vendimit.

Kurse, CAS ka njoftuar se do të vendosë përfundimisht rreth ankesës më 16 prill. FSHF gjithashtu u ndëshkua dhe me 100 mijë euro gjobë.