Seedorf sulmon Allegrin

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka kritikuar paraardhësin e tij Massimiliano Allegri duke thënë se ai trashëgoi një skuadër të çrregulluar nga aspekti psikologjik, dhe insistoi se nuk ndihet fajtor për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe rezultatet e dobëta në Serie A. Seedorf e zëvendësoi Allegrin mirëpo rezultatet e Milanit nuk është se kanë…

Sport

15/03/2014 15:01

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka kritikuar paraardhësin e tij Massimiliano Allegri duke thënë se ai trashëgoi një skuadër të çrregulluar nga aspekti psikologjik, dhe insistoi se nuk ndihet fajtor për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe rezultatet e dobëta në Serie A.

Seedorf e zëvendësoi Allegrin mirëpo rezultatet e Milanit nuk është se kanë pësuar ndonjë përparim të konsiderueshëm. Seedorf nuk ndihet fajtor.

“Nuk jam përgjegjës për situatën që është krijuar, kam ardhur këtu për t’u munduar ta përmirësojë. Kam kontratë dhe mbështetjen e klubit që më ka ftuar, jam duke u munduar të jap më të mirën nga vetja dhe jam i bindur se krerët e klubit e dinë se si duhet të ndërtojnë një Milan të fortë që mund të jetë më konkurrent nga fillimi i sezonit”, deklaroi ai.

“Kam trashëguar një skuadër me vështirësi të mëdha, e sidomos nga aspekti psikologjik, të mbuluar nga mungesa e motivimit”.