Seedorf, dy ndeshje larg shkarkimit

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Clarence Seedorf ka dy ndeshje në dispozicion për t’i shpëtuar shkarkimit nga posti i trajnerit të Milanit. 37-vjeçari spekulohet se është shumë pranë largimit nga bankina e Rossonerëve, pas disa muajve të vështirë prej kur zëvendësoi Massimiliano Allegrin në fund të janarit. Holandezi…

Sport

20/03/2014 14:45

E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Clarence Seedorf ka dy ndeshje në dispozicion për t’i shpëtuar shkarkimit nga posti i trajnerit të Milanit.

37-vjeçari spekulohet se është shumë pranë largimit nga bankina e Rossonerëve, pas disa muajve të vështirë prej kur zëvendësoi Massimiliano Allegrin në fund të janarit.

Holandezi është në rrezik të humb postin pasi Silvio Berlusconi, Barbara Berlusconi dhe Adriano Galliani janë takuar më herët gjatë kësaj jave për të diskutuar situatën e tij.

Gazzetta dello Sport është e bindur se nëse gjendja aktuale nuk ndryshon në dy ndeshjet e radhës kundër Lazios dhe Fiorentinës, atëherë Seedorf do të shkarkohet.

Në vend të tij deri në fund të këtij sezoni, mund të promovohet aktualisht asistenti Mauro Tassotti. Ndërsa, Pippo Inzaghi konsiderohet si favorit për të drejtuar ekipin nga edicioni i ardhshëm.