Scolari: Në Botëror lejohet seksi

Selektori i Brazilit, Felipe Scolari, ua ka lejuar seksin futbollistëve të tij, gjatë Botërorit ‘Brazil 2014, që do të mbahet gjatë kësaj vere. Por, ai është përgjigjur me shaka, i pyetur nëse do t’u lejohet futbollistëve brazilianë të bëjnë çka të duan në dhomat e tyre të hotelit. “Seksi të bën mirë, por pa bërë…

Sport

08/04/2014 13:30

Selektori i Brazilit, Felipe Scolari, ua ka lejuar seksin futbollistëve të tij, gjatë Botërorit ‘Brazil 2014, që do të mbahet gjatë kësaj vere.

Por, ai është përgjigjur me shaka, i pyetur nëse do t’u lejohet futbollistëve brazilianë të bëjnë çka të duan në dhomat e tyre të hotelit.

“Seksi të bën mirë, por pa bërë akrobacione”, ka thënë fillimisht trajneri brazilian, i cili gjendet në Lisbonë të Portugalisë.

“Nëse bëhet fjalë për seks normal, shkon mirë. Por, ai nuk është normal nëse kërcejmë shumë lartë dhe bëjmë akrobacione gjatë tij”, vazhdoi ai.

“Raportet seksuale duhet të praktikohen në mënyrë të ekuilibruar, por ekzistojnë forma të ndryshme, mënyra të caktuara, që personat bëjnë akrobacione gjatë aktit, dhe kjo nuk shkon mirë”, përfundoi Scolari, i cili synon ta fitojë Botërorin e dytë nën drejtimin e Brazilit.