Schurrle niset për teste mjekësore, tifozët befasohen nga klubi i ri

Andre Schurrle është pranë transferimit te një klub i ri.

Sport

25/07/2018 07:25

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Andre Schurrle është pranë transferimit te një klub i ri.

“Sky Sports News” ka bërë të ditur se ylli gjerman është nisur për në Londër të martën mbrëma para testeve mjekësore në Fulham, gjatë ditës së sotme.

Menaxheri i Fulhamit, Slavisa Jokanovi ka siguruar marrëveshjen me Schurrlen për transferimin e tij në Angli, përcjell “lajmi.net”.

Schurrle kërkohej edhe nga Crystal Palace dhe Milan, por së shpejti pritet të zyrtarizohet si blerje e re e ekipit të Fulhamit. /Lajmi.net/