Schurrle llogarit në përkrahje të tifozëve

Andre Schurrle kërkon nga tifozët që ta mbështesin Chelsean sa të munden, në misionin e (pa)mundur për ta përmbysur avantazhin e Paris Saint Germainit prej dy golash. Gjiganti francez fitoi 3;1 në ndeshjen e parë çerekfinale, ndërsa ekipit të Jose Mourinhos i duhet një rezultat prej dy golash avantazh, për të shkuar në gjysmëfinale. “E…

Sport

08/04/2014 11:30

Andre Schurrle kërkon nga tifozët që ta mbështesin Chelsean sa të munden, në misionin e (pa)mundur për ta përmbysur avantazhin e Paris Saint Germainit prej dy golash.

Gjiganti francez fitoi 3;1 në ndeshjen e parë çerekfinale, ndërsa ekipit të Jose Mourinhos i duhet një rezultat prej dy golash avantazh, për të shkuar në gjysmëfinale.

“E dimë se do të jetë mjaft e vështirë të fitojmë ndaj PSG-së, por kemi besim në tifozët tanë dhe do të luajmë në shtëpi”, deklaroi fillimisht mesfushori gjerman.

“Në Stamford Bridge kemi bërë gjithmonë neshje të mira dhe kemi motiv shtesë. Secili duhet ta japë maksimumin. Kemi nevojë për tërë mbështetjen e tifozëve tanë, sepse me ta, mund t’ia dalim”, përfundoi ai.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe PSG-së do të zhvillohet të martën mbrëma në Stamford Bridge.

Trajneri Laurent Blanc nuk do të mund të llogarisë në lojtarin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili u lëndua në ndeshjen e parë.